Kronikë

Theret me mjet të mprehtë një person në Prishtinë

Një person ka marrë lëndime trupore në lagjen “Dardania” të Prishtinës pasi është sulmuar me mjet të mprehtë.

Rasti ka ndodhur të shtunën në orën 21:20, derisa Policia i ka thënë KOHËS se po merren me rastin dhe ende nuk e kanë lokalizuar të dyshuarin.

KOHA do t'ju mbajë të informuar lidhur me rastin.