Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë që thuhet se ka ndodhur të mërkurën në Graçanicë.
Dy persona dyshohet se janë sulmuar me thikë nga persona të panjohur.
Viktimat thuhet se janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Dy viktima meshkuj kosovarë janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që dyshohet se janë sulmuar fizikisht (dyshohet me thikë) nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin policor.