Kronikë

Theren me mjet të mprehtë tre persona në Prishtinë

Policia

Foto: Ilustrim

Tre persona janë lënduar nga një mjet i mprehtë me thikë të hënën në Prishtinë, e një person është arrestuar për këtë rast.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orën 13:00 në rrugën “Ali Hadri”. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, e autoritetet policore thanë për KOHËN se po hetojnë rrethanat e këtij rasti.

“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Ali Hadri' në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar  nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar Policia.

KOHA ka mësuar se përleshja ka ndodhur mes nxënësve në një nga shkollat në Prishtinë.