Kronikë

Tha se u sulmua fizikisht nga polici, dyshohet se ankuesi e kërcënoi atë me thikë në Mitrovicë

Policia

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar të dielën në Mitrovicë se është sulmuar fizikisht nga një zyrtar policor që ka qenë jashtë detyrës zyrtare, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 

Policia ka njoftuar të hënën se rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 18:00 brenda një lokali.

Tutje thuhet se bazuar në videoincizime, shihet se ankuesi ka pasur një thikë, me të cilën dyshohet se e ka kanosur zyrtarin policor. 

Njësitet policore e kanë konfiskuar thikën, ndërsa lidhur me rasti është informuar edhe prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës. 

Rasti është duke u hetuar.