Një aksident zinxhiror ka ndodhur të premten rreth orës 16:30 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Vragoli.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë tetë vetura, ndërsa katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po merren me procedurat lidhur me rastin.
Policia u bën thirrje shoferëve të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur aksidente të tilla.