Kronikë

Tentuan të fusin marihuanë brenda burgut, arrestohen dy të dyshuara në Dubravë

Arrestim

Arrestim

Dy gra janë arrestuar të dielën në Dubravë të Istogut, nën dyshimin se kanë tentuar të fusin brenda Qendrës Korrektuese substanca narkotike, në cilësinë e vizitoreve.

Njëra është arrestuar për këtë vepër penale, ndërsa tjetra është arrestuar nën dyshimin se është përfshirë në këtë rast.

Gjatë kontrollit, të dyshuarave i janë gjetur mbi 100 gramë marihuanë në xhaketë. 

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e njëjta në cilësi të vizitores ka tentuar të fus brenda Qendrës Korrektuese substanca narkotike. Gjithashtu në cilësi të personit të përfshirë në rast është arrestuar edhe një tjetër e dyshuar femër kosovare. Gjatë kontrollit të një xhakete e cila është hapur në prezencë të të dyshuarave dhe avokatëve mbrojtës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 122.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarat pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.