Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandën e duhanit në pikëkalimin kufitare të Vërmicës.
Një automjet me targa të Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë sasi të duhanit të grirë të cilin e kishte fshehur në vende të ndryshme në veturën e tij.
Gjatë kontrollimit tek i dyshuari u gjet një sasi prej 42 paketime me duhan të grirë me peshë secila nga 500 gramë, gjithsej 21 kilogramë, të fshehura nën ulëset e pasme të veturës.
Mallrat dhe vetura mbesin të bllokuara deri në përfundimin e procedurave kundërvajtëse.