Kronikë

Tentoi të kontrabandonte mallra mbi 10 mijë euro, kapet nga Policia

Tentoi të kontrabandonte mallra mbi 10 mijë euro, kapet nga Policia

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën gjatë zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës ka parandaluar një rast kontrabande në rrugën Stanqiq-Gjilan. 

Policia ka ndaluar shoferin dhe gjatë kontrollit në furgonin e tij është vërejtur se kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme në vlerë mbi 10.000 euro. 

Në paketa kishte dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme, ka njoftuar Policia. 

Malli i kontrabanduar dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor.