Një 39-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të fusë rreth 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri nëpërmjet kufirit me Kosovën.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, sasia e naftës është gjetur pas kontrollit në brendësi të fugonit me të cilin po kalonte i dyshuari.
“Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i automjetit u arrestua në flagrancë për veprat penale ‘Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë’ dhe ‘Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu është sekuestruar edhe automjeti me të cilin është kapur i dyshuari.