Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se një person ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar, derisa rastin e ka cilësuar si tentim dhunimi.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë të dielën.