Kronikë

Tentativë vrasjeje në Istog, sulmohet me armë një person

Policia e Kosovës

Një person është sulmuar fizikisht me kondakun e armës nga një i dyshuar ende i paidentifikuar në Istog. Viktima, një mashkull kosovar, ka raportuar sulmin në polici, ndërsa agresori është larguar menjëherë pas incidentit në drejtim të panjohur.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të mbledhur prova.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Lidhur me ngjarjen është njoftuar edhe prokurori, i cili do të udhëheqë procedurat hetimore, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.