Kronikë

Të shtëna me armë zjarri te stacioni i autobusëve në Pejë

Policia e Kosovës

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të martën te stacioni i autobusëve në Pejë. 

Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:20.

Ai nuk ka njoftuar nëse ndonjë person ka mbetur i lënduar nga ky rast, por ka thënë se janë në procesin e grumbullimit të të dhënave. s

“Sot rreth orës 12:20 kemi marrë informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’. Menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht jemi në grumbullim të provave dhe informacioneve”, zyrtari për informim në Policinë rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa ka shtuar se rasti po hetohet.