Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Policia

Foto: Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të enjten mbrëma në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në orën 21:00, e nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, derisa personat e dyshuar janë në kërkim.

Hetuesit policorë po merren me ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Rrahim Beqiri’ Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin policor.