Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur të hënën në Prishtinë.
Policia ka njoftuar të martën se një person ka raportuar se disa individë të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij nga një veturë në lëvizje.
Më tej bëhet e ditur se ai u është kundërpërgjigjur po ashtu me të shtëna.
“Si pasojë e gjuajtjeve janë dëmtuar dy vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 predha dhe një fishek. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.