Në qendër të Prishtinës, më saktësisht në rrugën “Qamil Hoxha” ka ardhur deri te një konfrontim i armatosur mes disa personave, ndërsa burime për KOHËN kanë raportuar se ka të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës. Për mbi një orë vendi i ngjarjes ka qenë i rrethuar me shirita të policisë dhe rruga ka qenë e bllokuar.
Si pasojë e rrethimit të vendit të ngjarjes, janë shkaktuar edhe tollovi në trafik.
Tani Policia ka hequr shiritat dhe rruga është liruar për qarkullim.
{gallery}