Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të martën në Hajvali të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për KOHËN se nuk është lënduar asnjë person.
“Rreth orës 17:00 është rpaortuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Brigada 153’ në Hajvali. Nga veprimet e para policore dyshimet janë ngritur se shkrepja ka ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Borovci.
Ende nuk është identifikuar asnjë person i përfshirë në këtë rast.
“Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identitetit të të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkohë që po vijon dhe puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka shtuar ai.