Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në mbrëmje ka pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë.
Siç ka njoftuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin.
Sipas të dhënave fillestare, s’ka të lënduar.
“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Dëshmorët e kombit’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar”, ka thënë Ahmeti.
VIDEO: