Kronikë

Të shtëna armësh në Fushë-Kosovë

Të shtëna armësh ka pasur të shtunën në mbrëmje në qendër të Fushë-Kosovës.

KOHA ka mësuar nga burimet prej vendit të ngjarjes se të shtënat kanë ardhur pas përplasjeve mes dy grupeve.

Ende nuk dihet nëse ka të plagosur apo lënduar.

KOHA është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës.