Kronikë

Të dyshuarit në Prishtinë i sekuestrohen dhjetëra armë e qindra fishekë

Policia e Kosovës arme revole

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në fshatin Koliq tw Prishtinës pasi i janë gjetur në shtëpi armë dhe municione.

Sipas njoftimit, autoritetet policore kanë kryer një operacion ndaj tij për veprën penale “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta, tetë karikatorë, 61 fishekë, dy armë gjuetie, një pushkë me dylbi dhe qindra fishekë.

“Policia e Kosovës, si rezultat i angazhimeve hetimore dhe operative në terren, të cilat kanë për qëllim identifikimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale dhe parandalimin e kryerjes së aktivitetit të tyre, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me sekuestrim të armëve dhe municionit”, thuhet nw njoftimin policor.

LEXO EDHE: