Kronikë

Suspendohen policët që s'reaguan kur persona të panjohur fshinë grafitin në “Car Lazar”

grafiti serb

Foto: Kossev

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri Veton Elshani, e ka konfirmuar se gjashtë policë janë suspenduar, pasi që dyshohet se edhe pse kanë qenë afër, nuk kanë reaguar kur disa persona kanë fshirë një grafit në sheshin “Car Lazar”, në Mitrovicë të Veriut. 

Elshani ka thënë se kanë vërejtur neglizhencë të policëve më trajtimin e rastit.

“Nuk do të thotë se nuk e kanë kryer detyrën e vet ashtu siç duhet por ne e kemi vlerësuar si eprorë që ka neglizhencë në punën e tyre edhe policët me siguri për shkak të presioneve të mëdha edhe stresit edhe punës në vazhdimësi që e bëjnë me veri më shumë ka të bëjnë për ta ruajtur jetën e qytetarët dhe në momentin që diçka kish ndodhë këta me siguri do të reagonin. Por këtë rast ne kemi vlerësuar se ka pas neglizhencë, në ndërkohë do të shohim brenda tri ditësh se si do të veprohet, si do të veprohet me këta policë”, është shprehur Elshani. 

Grafiti i shkarravitur me sprej të zi i ka herioizuar pjesëtarët e forcave serbe që kanë luftuar në betejën e Koshares.