Kronikë

Sulmuan me thikë e çekan një person, vëllezërit në arrati

Policia e Kosovës

Dy vëllezër gjenden në arrati pasi kanë rrahur një person dhe e kanë sulmuar me thikë e çekan në Fushë-Kosovë. 

Personi ka kërkuar ndihmë mjekësore. 

Policia po e heton rastin. 

“Ankuesi mashkull  kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte sulmuar me mjete të forta (thikë dhe çekan) nga dy vëllezër meshkuj kosovarë. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kishin dëmtuar edhe veturën e ankuesit. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.