Dy të mitur janë arrestuar të hënën në Gjilan nën dyshimin se kanë tentuar të kryejnë grabitje në një market.
Policia ka njoftuar të martën se punëtorja e marketit është sulmuar nga ta me shishe qelqi.
Sipas raportit policor, ajo ka pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.