Një person në Fushë-Kosovë është arrestuar pasi që ka sulmuar tre policë të cilët kishin shkuar të banesa e tij për t’ia tërhequr vërejtjen për zhurmën.
Rasti i cili është cilësuar si “sulm ndaj personi zyrtar” ka ndodhur në orët e para të se dielës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët kishin shkuar në banesën e tij për të tërhequr vërejtjen për zhurmën të madhe. Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.