Kronikë

Sulmoi doktoreshën, arrestohet

Arrestim

Një grua është arrestuar në Lipjan pasi ka sulmuar një doktoreshë. 

E dyshuara kishte shkuar në Qendrën Mjekësore Familjare të Lipjanit, ku e ka sulmuar viktimën,

“Më 25.04.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare doktoreshë në QMF Lipjan. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.