Kronikë

Sulmohet seksualisht një grua në Leposaviq, arrestohet i dyshuari

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Një grua në Leposaviq ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një burrë. 

Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 10 gusht, ndërkohë që është raportuar të hënën, më 19 gusht. 

I dyshuari për këtë rast është arrestuar. 

“Më 19.08.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.