Kronikë

Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës po e heton një rast të sulmit seksual në Gjilan.

Një person është arrestuar të martën pasi dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua, e pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.

“Me 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare.  I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.