Kronikë

Sulmohen dy persona në veri - një prej të dyshuarve tentoi të arratisej përmes Bërnjakut

Policia e Kosovës

Ilustrim

Policia në veri në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Leposaviq e ka njoftuar Policinë se një person ishte pranuar me lëndime, konkretisht frakturë në nofull.

“Pas marrjes së trajtimit mjekësore, viktima ka deklaruar se ishte sulmuar me grushte në fytyrë nga një person i dyshuar deri sa ishte duke qëndruar në një lokal nate. Lidhur me rastin në stacion policor është paraqitur i dyshuari F.M 19 vjeçar i cili është intervistuar”, njoftoi PK-ja.

E, nga QKMF-ja në Zubin-Potok po ashtu është njoftuar Policia për një person me lëndim në kokë.

“Sipas deklaratës së viktimës, ai ishte sulmuar me një shishe qelqi nga i dyshuari I. A. 35 vjeç, derisa ndodhej në një lokal në Zubin Potok. Pas sulmit, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.
Njësitë policore kanë arritur të ndalojnë dhe të arrestojnë te dyshuarin i cili po tentonte të kalonte kufirin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak”, thuhet në njoftim.

I dyshuari i cili ishte nën ndikim të alkoolit në masën 0.69‰ është ndaluar në stacion policor.