Kronikë

Sulmi me thikë në Ferizaj, gjendja e vajzës 10-vjeçare është stabilizuar

Ministrat Arben Vitia e Xhelal Sveçla ne QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është stabilizuar gjendja e vajzës 10-vjeçare që është një nga katër të plagosurit në sulmin e të hënës me thikë në Ferizaj. 

Vitia ka thënë se falë intervenimit të mjekëve është shpëtuar jeta e vajzës, ndërsa ai ka thënë se në sulm dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Vitia ka thënë se një nga personat është duke u trajtuar, reanimuar dhe rehabilituar, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë që të duhet t’i nënshtrohet operimit edhe ai. 

“Na lajmëruan për rastin që ka ndodhur në Ferizaj, ku një person ka plagosur 4 persona. Dy prej tyre në gjendje të rëndë. Një vajzë e cila ka qenë jashtëzakonisht rëndë, pas intervenimit nga mjekët, e futjen në sallë të operimit, gjendja e saj është stabile tash dhe jashtë rrezikut për jetë. Personi tjetër është në gjendje më të rëndë. Është duke u trajtuar, reanimuar dhe rehabilituar në Klinikën Emergjente. Mund të ndodhë të ketë nevojë edhe ai për intervenim kirurgjik. Një tjetër person është transferuar në Klinikën Maksilofaciale, gjendja është stabile. Një tjetër person ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Ferizajt.

Gjendja është stabile dhe është lëshuar në shtëpi”, ka thënë Vitia, që ka falënderuar mjekët për intervenimin e shpejt. 

E ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka falënderuar po ashtu mjekët për intervenimin e shpejt. Ai ka thënë se agresori është arrestuar dhe me të po merren hetuesit policorë. 

E drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se janë në gatishmëri mjekët në rast se ka nevojë të ndërhyhet edhe te personi i dytë. 

Lexo përditësimet tjera
Arrestim - Policia e Kosovës

Katër persona theren me thikë në disa rrugë të Ferizajt, arrestohet një 59-vjeçar

Katër persona, dy vajza të moshave nën 18-vjeçe dhe dy persona rreth moshave 29-vjeçare janë sulmuar...