Kronikë

Stresi ndalohet për 48 orë

Stresi

Me vendim të prokurorit, reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është ndaluar për 48 orë.

Stresi u dorëzua në stacionin policor të Pejës të premten në mëngjes.

Në gusht, ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për përfshirjen në sherrin e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë po atë muaj.

“Rreth orës 09:00 Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është vetëdorëzuar ne stacionin policor ne Peje. I njëjtë po intervistohet. Dyshohet për një rrahje”, ka njoftuar Policia.

Për këtë rast po ashtu Noizy dhe DJ Crax u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës. Ata u arrestuan në Shëngjin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, por Noizy u lirua nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 milionë lekësh.