Kronikë

Sot i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen në Skenderaj

Të hënën do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj R.R., i dyshuar për vrasjen në Skenderaj.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë bëri të ditur se kërkesa për caktim të masës së paraburgimit është bërë të dielën.

Të shtunën në mbrëmje, 47-vjeçari me inicialet B.M., dyshohet se u vra nga fqinj i tij, në fshatin Baks të Skenderajt. Gjithçka dyshohet se nisi si pasojë e një zënke të çastit.

47-vjeçari, i cili kishte ardhur për pushime nga Austria, mbeti i vrarë si pasojë e plumbave që dyshohet se u shkrepën nga fqinji i tij me inicialet SH.R.

Nga gjuajtjet me armë, plagë mori edhe i dyshuari bashkë me një person tjetër, që u dërguan për trajtim në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës në Prishtinë.