Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit Jovan Viqentijeviq, i dyshuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, në Varagë të Zubin-Potokut.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ai dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”
Gjykata tha se ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit është adekuate dhe e domosdoshme “sepse nëse i pandehuri J.V. lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, duke marrë parasysh rrethanat dhe mënyrën se si janë kryer veprat penale”.
Gjykata ka përmendur edhe faktin se ai është shtetas i Serbisë dhe “lehtë mund të arratiset për t’i ikur përgjegjësisë penale.
“Gjykata po ashtu vlerësoi se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale, mund të ndikojë në dëshmitarë si dhe mund të përsërisë veprat e njëjta penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale, në rrethana të njëjta ose më të rënda”, thuhet tutje në vendim.
Avokati i tij, Nebojsha Vllajiq, ka thënë para mediave se i mbrojturi i tij ka treguar për lëvizjet e tij në ditën kritike dhe se nuk ka lidhje me sulmin terrorist në Zubin-Potok.
Vllajiq paraprakisht u shpreh se s’ka arsye t’i caktohej masa e paraburgimit, derisa e pranoi se i janë gjetur armët në shtëpi, por që ato sipas tij nuk ndërlidhen me sulmin.
“Ai dyshohet se është përgjegjës për sulmin ndaj rendit kushtetues duke shkatërruar objekte infrastrukturore, lidhur me terrorizmin dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe municionit. I pandehuri ka shpjeguar lëvizjen e tij gjatë asaj kohe kritike që nuk ka lidhje me vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe kjo duhet të merret parasysh. Ne presim vendimin e gjykatës në lidhje me paraburgimin në kohën më të shkurtër të mundshme, në një ose dy orë”, ka thënë Vllajiq.
Për sulmin në veri, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë të dyshuar. Ditë më parë një tjetër i dyshuar është dërguar në paraburgim.
Tetë të tjerë janë liruar./Ksp
Avokati i të dyshuarit për sulmin në Varagë: S’ka arsye t’i caktohet paraburgimi
Pas përfundimit të seancës dëgjimore, mbrojtësi i të dyshuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq, ka thënë para mediave se i mbrojturi i tij në gjykatore ka treguar për lëvizjet e tij në ditën kritike dhe se nuk ka lidhje me sulmin terrorist në Zubin-Potok.
Avokati tha se në seancë Gjykata dëgjoi argumentet e prokurorit të shtetit dhe mbrojtjes.
Vllajiq tha se besojnë që nuk ka arsye që të mbrojturit të tij t’i caktohet paraburgimi pasi sipas tij, s’ka asnjë provë për veprat për të cilat ai dyshohet.
“Ai dyshohet se është përgjegjës për sulmin ndaj rendit kushtetues duke shkatërruar objekte infrastrukturore, lidhur me terrorizmin dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe municionit. I pandehuri ka shpjeguar lëvizjen e tij gjatë asaj kohe kritike që nuk ka lidhje me vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe kjo duhet të merret parasysh. Ne presim vendimin e gjykatës në lidhje me paraburgimin në kohën më të shkurtër të mundshme, në një ose dy orë”, tha Vllajiq.
Ai shtoi se armët e gjetura në shtëpinë e tij s’kanë lidhje me pretendimet.
“Nuk janë gjetur eksploziv, as çakmakë, as detonatorë, kështu që edhe ajo që është gjetur nuk e vërteton atë që pretendon prokurori i shtetit”, ka deklaruar avokati Vllajiq./Betimipërdrejtësi
Ka përfunduar seanca ndaj Jovan Viqentiveviqit, që dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë.
Avokati i tij, Nebojsha Vllajiq, ka thënë se ende s’është marrë ndonjë vendim dhe se nuk janë paraqitur argumente të mjaftueshme për t’iu caktuar masa e paraburgimit.
Ai ka thënë se armatimi që i është gjetur në shtëpinë e tij s’ka të bëjë me sulmin e 29 nëntorit.
I dyshuari Jovan Viqentiveviq është i vëllai i Dragisha Viqetnijeviqit të cilit iu caktua parabugimi të dielën.
Sillet para gjykatës një nga të arrestuarit për sulmin në Zubin-Potok
Është dërguar para gjykatës i dyshuari për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, që u arrestua të dielën mbrëma.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur granata dore, armë e municione. Me urdhër të prokurorit, atij i ishte caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.
Njëri prej të dyshuarve është dërguar në paraburgim ditë më parë.
Tetë persona të tjerë që ishin arrestuar janë liruar.
VIDEO: Momenti kur sillet në gjykatë i dyshuari