Kronikë

“Shtytje në vetëvrasje”, u caktohet paraburgim dy të dyshuarve

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave që dyshohen për shtytje në vetëvrasje. 

Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi është i domosdoshëm pasi të pandehurit në liri mund të ndikojnë te dëshmitarët e të pengojnë rrjedhën e procedurës penale. 

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.T dhe A.T dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin”, njoftoi Gjykata.

Dy të pandehurit dyshohen për përfshirje në rastin e një vetëvrasjeje më 14 maj në një sallon veturash në fshatin Gadime të Lipjanit.