Është shtyrë seanca ndaj Shaban Gogajt, i akuzuari kryesor për vrasjen e Agonis Tetajt. Shtyrja u bë me arsyetimin se avokati i Gogajt, Haxhi Çeku, është i sëmurë.
Çeku i tha KOHËS të enjten se seanca do të caktohet për një datë tjetër gjatë qershorit.
Tetaj dyshohet se ishte vrarë shtatorin e 2018-s nga i akuzuari kryesor Shaban Gogaj.
Procesi gjyqësor ka ngecur që nga viti i kaluar, kur avokati Besnik Berisha, me vendim të Gjykatës, u përjashtua nga rasti. Berisha, asokohe, i ishte drejtuar trupit gjykues me fjalët “paragjykues të çështjes penale”.
Këtë deklaratë, ai e kishte bërë pasi gjykatësja Husaj-Rugova, ia ndaloi atij pyetjen drejtuar dëshmitarit Agron Hasanaj, në gjykimin ndaj Gogajt, që është mbajtur në Gjykatën e Pejës.