Kronikë

Shtyhet për në shtator seanca ndaj Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt

Është shtyrë sërish seanca ndaj Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt.

Seanca, e cila ishte e caktuar për të martën, është shtyrë për në shtator për shkak se avokati i ri i caktuar nga trupi gjykues në Pejë, nuk i kishte shkresat e lëndës.

Trupi gjykues në këtë seancë, ka njoftuar vetëm se është caktuar avokat i ri mbrojtës për Gogajn.

Seancat për vrasjen e Agonis Tetajt, janë duke dështuar të mbahen vazhdimisht për shkak se i akuzuari Shaban Gogaj, po refuzon të ketë avokat tjetër mbrojtës, përveç Besnik Berishës, i cili vitin e kaluar ishte përjashtuar nga rasti.

29-vjeçari Agonis Tetaj ishte vrarë në vendin e tij të punës në shtator të vitit 2018.