Një shtetase e Sllovakisë është arrestuar të dielën në Sllakoc të Gjilanit.
Policia ka njoftuar të hënën se ajo dyshohet për prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas raportit policor rasti është regjistruar të ketë ndodhur më 19 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa identifikimi dhe arrestimi i saj ka ndodhur pas tre muajsh.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.