Kronikë

Shtetasja e huaj rrihet nga personi me të cilin bashkëjetonte në veri

Polic, policia, vetura policore,

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një person me të cilin bashkëjeton në Mitrovicë të Veriut.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën, ku shtetasja e huaj është dërguar për trajtim mjekësor, e i dyshuari që ishte në ndikim të alkoolit, është dërguar në mbajtje.

Rasti po iniciohet si “lëndim i rëndë trupor”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e huaj me të cilën bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.