Një shtetase e huaj ka raportuar të mërkurën se është dhunuar në një hotel në Graçanicë. Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur në mbrëmjen e të hënës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka dërguar në mbajtje.
“Graçanicë / 26.08.2024 – 19:30. Më 28.08.2024 viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.