Një shtetas turk ka raportuar në Polici se ishte grabitur nga dy persona në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas Policisë, atij i është vjedhur çanta me rreth 15 kartela në të, leja e veturës, dokumentet dhe rreth 400 euro.
“Viktima mashkull shtetas turk, ka raportuar se deri sa ka qenë në rrugë aty ishte ndalë një veturë nga e cila kishin dalë dy persona dhe ia kishin marrë çantën e dorës në të cilën kishte pasur rreth 12-15 kartela, lejen e veturës, pasaportën, letërnjoftimin të gjitha dokumente te shtetit Turk dhe rreth 420€ para të gatshme. Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim te panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.