Kronikë

Shtetasi i Turqisë zihet me dy pasaporta të dyshimta në Aeroportin e Prishtinës

aeroporti

Një shtetas i Turqisë është zënë në Aeroportin e Prishtinës me dokumente false. 

Atij i janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohen të jenë të falsifikuara. 

I dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që tek i njëjti janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet të jenë të falsifikuara. Pasaportat janë konfiskuar , ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës.