Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë të premten.
Në aksident u përfshinë pesë automjete (katër vetura dhe një autobus).
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00. E aksidenti shkaktoi kolona të gjata në rrugën në drejtim të Fushë Kosovës.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për KOHËN.