Kronikë

Shtatë të lënduar në aksidentin zinxhiror në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Policia

Foto: Ilustrim

Të paktën shtatë persona kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e një aksidenti zinxhiror të ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë të shtunën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicë, Ilmi Prekazi, ka thënë për KOHËN se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. 

“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zinxhiror ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor fillimisht dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë. Ndërsa më pas, edhe katër persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas informatave lëndimet janë të lehta”, ka thënë Prekazi. 

Ai shtoi se njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.