Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion policor një person në fshatin Saraishtë të Ferizajt të martën, nën dyshimin se ka qëlluar me pushkë gjuetie një qen.
Pushka e gjuetisë, 26 fishekë dhe një pistoletë i janë konfiskuar të dyshuarit. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Saraishtë, Ferizaj 03.12.2024-15:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me pushkë gjuetie ka qëlluar qenin e viktimës mashkull kosovar. Pushka e gjuetisë, 26 fishekë dhe një pistoletë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.