Policia e Kosovës ka nisur hetim për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, rast që ka ndodhur në fshatin Dobrigje të Gjakovës.
Një person dyshohet se ka shkrepur një mjet shpërthyes në shtëpinë e tij dhe ka pësuar lëndime të rënda.
I njëjti është dërgua në QKUK.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte në shtëpi dyshohet se nga pakujdesia ka bërë shkrepjen e një mjeti të dyshuar shpërthyes dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi Policia.