Kronikë

Shkon në pesë numri i të arrestuarve në operacionin kundër fajdexhinjve

Aksioni policor kundër grupit kriminal që dyshohet se merrej me fajde në Prishtinë dhe Pejë

Aksioni policor kundër grupit kriminal që dyshohet se merrej me fajde në Prishtinë dhe Pejë

Policia ka njoftuar se ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve në operacionin kundër grupit kriminal që dyshohet se merrej me fajde, i realizuar në Pejë dhe Prishtinë.

Sipas informacioneve shtesë që janë dhënë nga policia, katër nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

“Lidhur me operacionin policor, i njëjti ka vazhduar dhe në Prishtinë ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar, tashmë numri i të arrestuarve është gjithsej pesë. Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, Po ashtu, hetuesit policorë kanë konfiskuar edhe dëshmi relevante për rastin”, thuhet në njoftim. 

Policia gjithashtu ka publikuar pamje nga zhvillimi i operacionit të sotëm. 

 


Policia me operacion kundër fajdexhinjve në Pejë e Prishtinë, tre të arrestuar

Të paktën tre persona janë arrestuar të enjten në Pejë dhe Prishtinë pas aksionit të Policisë kundër grupit kriminal që dyshohet se merrej me fajde. 

Në njoftimin e lëshuar nga Policia thuhet se si rezultat i hetimeve, të enjten në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është realizuar një operacion i gjerë policor.

“Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve”, thuhet në njoftim. 

Më tej thuhet se ky institucion do të njoftojë edhe më tej lidhur me zhvillimet e operacionit dhe rezultatet.