Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masë paraburgimi për 30 ditë ndaj të dyshuarit G.B. për “keqpërdorim të sigurimit.
Sipas Prokurorisë, më 8 dhjetor i dyshuari me qëllim që të përfitonte nga sigurimi, qëllimisht ka shkaktuar aksident trafiku në Ferizaj.
Ai gjendet në ndalim për 48 orë që nga 17 dhjetori.
“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar me datën 08 Dhjetor 2024, rreth orës 14:15, në Ferizaj, rr. ‘Rexhep Bislimi’, saktësisht tek rrethrrotullimi, i pandehuri G.B., me qëllim të arkëtimit të parave dhe benefiteve të sigurimit nga siguruesi, e dëmton pasurinë e siguruar dhe pastaj e lajmëron rrejshëm dëmtimin, në atë mënyrë që qëllimisht shkakton aksident trafiku duke drejtuar veturën të llojit Golf VII dhe në kohë të caktuar rrit shpejtësinë e lëvizjes dhe me anën e majtë të veturës e godet veturën e të dëmtuarës I.T., cila ishte duke lëvizur në rrethrrotullim, ndërsa pësojnë lëndime edhe dy pasagjerët në veturën e të dyshuarit, me çka ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i sigurimit’ nga neni 326 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.