Kronikë

Shiti veturën që e mori me qira, arrestohet burri në Prishtinë

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi që dyshohet se e ka shitur veturën të cilën e kishte marr me qira. 

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 14 shtator, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar të hënën.

Ai dyshohet për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe pas intrevistimit është dërguar në mbajtje. 

“Më 07.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti kishte shitur veturën të cilën e kishte marrë me qira. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.