Kronikë

Sekuestrohet pasuri miliona euro në një rast të mashtrimit

Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka sekuestruar pasuri miliona euro në kuadër të hetimeve ndaj të pandehurit G.G., i akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit”.

Sipas njoftimit zyrtar, më 5 mars 2025, autoritetet kanë ngrirë dhe sekuestruar 166 parcela të cilat ndodhen në komunat e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë me vlerë mbi 1 milion euro. Dyshohet se këto pasuri janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet janë në fazën finale, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.