Policia e Kosovës ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta të dielën nëpërmjet një plani operativ në tregun e automjeteve në Prishtinë.
Për këtë rast janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve katër persona. Rasti është iniciuar si “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, shitja e pa autorizuar armëve dhe materialeve plasëse”.
“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.