Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në një shtëpi në veri të Mitrovicës ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të armatimit.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani, ka thënë se është sekuestruar një armë AK-47, dy granata dore M-75, dy radiolidhje, 2 antiplumba, çanta ushtarake, kapela dhe dorëza, harta, sprej dhe po ashtu shall kamuflazhi.
Dy persona, A.J. (1992) dhe V.J. (1978) janë shpallur në kërkim.

“Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovica Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje. Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar: 1 AK-47; 2 Granata Dore M-75; 2 Radiolidhje; 2 Antiplumba; Kapelë; Dorëza; Çanta Ushtarake; Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës; Harta; Rrip brezi; Sprej; Thikë; Shall kamufllazhi etj. Dy persona të dyshimtë njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë hasur në shtëpi por tashmë janë shpall si persona në kërkim”, ka thënë Elshani.
