Kronikë

Rrokulliset me traktor, vdes burri nga Leposaviqi

Traktor i rrokullisur

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar vdekjen e një burri në Leposaviq, i cili thuhet se ishte rrokullisur me traktor derisa kishte qenë duke nxjerrë dru nga mali. 

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00. 

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte rrokullisur me traktor derisa kishte qenë duke nxjerrë dru nga mali. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.